23:18 / 22.02.2024
Dokumentari për Demaçin ‘Kampi i Ferrit’ do të shfaqet në Kroaci
A.B/RTKlive
Me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit organizon shfaqjen e filmit dokumentar “Kampi i Ferrit”, me regjisor Valon Bajramin kushtuar figurës së simbolit të rezistencës kombëtar Adem Demaçit.
Filmi dokumentar do të shfaqet më 23 shkurt 2024 në orën 18 në kinema Urania dhe aktiviteti organizohet në kuadër të ‘Javës së Kosovës në Kroaci’.























