Mbahet mbledhja e Qeverisë, miratohen dy vendime
BKT
Foto: Arkiv/RTKlive
Lajme

Mbahet mbledhja e Qeverisë, miratohen dy vendime

G.K/RTKlive

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike ku ka miratuar dy vendime.

Në njoftimin e qeverisë bëhet e ditur se është miratuar kërkesa e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumë prej 10 milionë euro për Projektin  “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Fushë Kosovë – Han i Elezit”, nga fondet e huamarrjes klauzola e investimeve.

Gjithashtu është miruatuar edhe lista e kandidatëve të propozuar për tre anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Pjesë e kësaj liste janë Habib Basholli, Nasuf Mjekiqi, Bahri Karaça; Avdi Mjeku, Hasan Preteni dhe Kaltrinë Demiri.


MË SHUME NGA Lajme