Përfshihet një banesë nga zjarri në lagjen ‘Mati 1’
BKT
Lajme

Përfshihet një banesë nga zjarri në lagjen ‘Mati 1’

M.P. / RTKlive

Sot në orët e para të mëngjesit një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, në një banesë. Në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfiksit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, ka konfirmuar Ahmeti.

Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.


MË SHUME NGA Lajme