Osmani: Qëndrojmë me Ukrainën, e dimë sa i lartë është çmimi i lirisë
BKT
Lajme

Osmani: Qëndrojmë me Ukrainën, e dimë sa i lartë është çmimi i lirisë

B. H. | RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova qëndron përkrah Ukrainës në betejën e saj kundër agresionit rus sepse e dinë se sa i lartë është çmimi për lirinë. Ky reagim i presidentes vjen në dyvjetorin e pushtimit rus në Ukrainë.

“Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse e dimë se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë. Ne e dimë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm; të dhunës seksuale gjatë luftës; e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur. Por liria fitoi dhe do të mbizotërojë përsëri! Slava Ukraina!”, ka shkruar Osmani.

Ukraina është në mesin e shteteve që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës, derisa Kosova është në mesin e shteteve që ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.


MË SHUME NGA Lajme