Vetaksident në Grabanicë të Klinës, njëri nga tre të lënduarit fëmijë
BKT
Lajme

Vetaksident në Grabanicë të Klinës, njëri nga tre të lënduarit fëmijë

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vetaksident të ndodhur në fshatin Grabanicë në Komunën e Klinës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Njëri nga ta është fëmijë dhe ka lëndime të rënda.

“Fillimisht janë dërguar në Qendrën Mjekësore Familjare, pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë, gjersa fëmia i lënduar me udhëzim të mjekut kujdestar është transferuar për në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Lajme