22:35 / 24.02.2024
Osmani uron presidentin e Indonezisë
B. H. | RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Prabowo Subianton për zgjedhjen e tij si president i Indonezisë. Osmani përmes një postimi në platformën X, ka shkruar që shpreson që të zgjerohet bashkëpunimi mes dy vendeve.
“E përgëzoj presidentin e zgjedhur Prabowo Subianto për fitoren e tij zgjedhore. Shpresoj se presidenca e tij do të kontribuojë në mirëqenien e qytetarëve indonezianë dhe do të ofrojë një mundësi për bashkëpunim të zgjeruar midis vendeve tona”, ka shkruar presidentja Osmani.























