Gjykata e liron nga akuza Glauk Konjufcën
BKT
Foto: Arlinda Sejda
Lajme

Gjykata e liron nga akuza Glauk Konjufcën

V.Th. RTKlive

(E plotësuar) Gjykata Themelore në Prishtinë, në seancën e sotme, ka liruar nga akuza, në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend nga ish deputeti, Glauk Konjufca, tani kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Gjykata e liron të pandehurin, deputetin Glauk Konjufca, nga akuza nga provat personale dhe materiale të vlerësuar nga gjykata. Sipas avokates së Glauk Konjufcës, Arbnora Zeqirit, gjykata ka konstatuar se i pandehuri nuk ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Avokatja Zeqiri tha se ky vendim ka qenë i mirëpritur nga ana e mbrojtjes dhe në përputhje me bindjen e saj se klienti i saj ka qenë i pafajshëm lidhur me akuzën e përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm.

“E konsiderojmë si vendim të drejtë dh ne përputhje edhe me gjendjen faktike të cilës i mungojnë provat dhe argumentet me të cilat do të vërtetohej e kundërta”, tha ajo.

Në aktakuzë thuhej se në Kuvendin e Kosovës më 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.

Gjykata sot vendos për Konjufcën

SH.Ç/RTKlive

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot mbahet seanca përfundimtare ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Në fjalën përfundimtare, prokurori Besart Mustafa ka kërkuar që kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca të dënohet për veprën penale që i vihet në barrë, ndërsa mbrojtësja e tij, avokatja Arbnora Zeqiri kërkoi që Konjufca të lirohet nga akuza.

Këto deklarime u bënë në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Konjufca akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Në aktakuzë thuhet se në Kuvendin e Kosovës më 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.

Konjufca po akuzohet për këtë veprim gjatë kohës sa kishte qenë në opozitë bashkë me partinë së cilës i përket, Lëvizjen Vetëvendosje, në periudhën kur po protestonte kundër miratimit të demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.


MË SHUME NGA Lajme