Konfirmohet vdekja e një personi në Gjilan, u gjet në bodrum të ashensorit
BKT
Foto: Arkiv
Lajme

Konfirmohet vdekja e një personi në Gjilan, u gjet në bodrum të ashensorit

G.K/RTKlive

Një person është gjetur i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Gjilan, Ismet Hashani.

 “Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan  kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese  në rrugën Gjilan -Kamenicë është vrejtur një person i vdekur.  

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes . Prokurori i shetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në obdukcion”, ka thënë Hashani.

RTKlive merr vesh se viktima ishte raportuar si i zhdukur që nga muaji janar i këtij viti.


MË SHUME NGA Lajme