18:30 / 27.02.2024
Krasniqi takoi Sarrazinin: PDK, angazhohet ta ruajë interesin e shtetit
A.B/RTKlive
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, priti emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Krasniqi deklaroi se me zyrtarin gjerman folën për zhvillimet politike në vend e rajon. Ai tha se për PDK-në, përtej papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës, është tejet e rëndësishme që Bashkimi Evropian t'i heqë sanksionet ndaj Kosovës, nga të cilat po vuajnë qytetarët.























