Vllasi: Serbia manipulon secilën temë që ka të bëjë me Kosovën
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Vllasi: Serbia manipulon secilën temë që ka të bëjë me Kosovën

F.S / RTKlive

Sot në Bruksel është mbajtur takimi i përbashkët nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, lidhur me çështjen e dinarit serb në Kosovë.

Nga Kosova ka marrë pjesë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Kurse delegacioni nga Serbia udhëhiqej nga kryenegociatori Petar Petkoviq.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi, tha për 'Lajmet e Fundit', në RTK se tema e sotme e takimit nuk ka qenë politike, por Serbia dëshiron ta interpretojë ashtu.

Sipas tij, manipulon secilën temë që ka të bëjë me Kosovë.

"Krejt tema rreth dinarit është fryrë nga ana e Serbisë, për shkak se Kosova po merr kritika nga ato shtete që e kanë përkrahur Kosovën", tha ai.

Vllasi tha se edhe po të shkonte Bislimi në Bruksel asnjë marrëveshje nuk do të arrihej.

 

 


MË SHUME NGA Lajme