KFOR: Ne vazhdojmë të ofrojmë mjedis të sigurt për qytetarët e Kosovës
BKT
Lajme

KFOR: Ne vazhdojmë të ofrojmë mjedis të sigurt për qytetarët e Kosovës

A.B / RTKlive

Komandanti i misionit paqeruajtës të aleancës në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash është takuar sot me ambasadorin italian në Kosovë, Antonio De Riu, në Ambasadën Italiane në Prishtinë, ku kanë diskutuar për situatën e sigurisë.

Në njoftim thuhet se Gjeneralmajor Ulutash ndau pikëpamjet me ambasadorin De Riu mbi tendencat më të fundit të sigurisë dhe përshëndeti kontributin e gjatë të Italisë për KFOR-in dhe për stabilitetin rajonal.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij  bazuar në Rezolutën ebKëshillit të Sigurimit të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, njofton KFOR.


MË SHUME NGA Lajme