Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Sveçlës, Pacollit, Zybës dhe Millakut
BKT
Lajme

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Sveçlës, Pacollit, Zybës dhe Millakut

Seanca gjyqësore ndaj ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe Fitore Pacollit, Salih Zybës e Drita Millakut, të shtyhet për 1 mars, për shkak të mungesës së deputetes Fitore Pacollit. Zyrtarët e vetëvendosjes akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend rreth gjashtë vjet më parë.

Duke folur për mungesën e saj avokati, Lavdrim Salihu, ka theksuar se nuk ka informatë nga Pacolli, por nga avokatët e tjerë ka marrë informatë se ajo është jashtë shtetit.

Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, Salih Zyba e Drita Millaku, akuzohen për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, si dhe për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. Aktakuza ndaj tyre është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 29 korrik të 2019-s.


MË SHUME NGA Lajme