Gazetari ukrainas: Vendi im ka nevojë edhe për mbështetje ushtarake
BKT
Lajme

Gazetari ukrainas: Vendi im ka nevojë edhe për mbështetje ushtarake

M.Miftari/RTKlive

Serhi Shevchenko, gazetar ukrainas i strehuar në Kosovë, tha se Ukraina ka nevojë për mbështetje më të madhe dhe të vazhdueshme, jo vetëm nga rajoni i Ballkanit, por edhe nga shtetet tjera të BE-së.

“Mendoj se Ukraina dhe Ballkani Perëndimor mund ta ndihmojnë njëra tjetrën për dalje nga kriza e tanishme”, deklaroi Shevchenko në “InfoPlus”, në RTK.

Ai më tej shtoi se nuk ka ndonjë konkurrencë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës në anëtarësimin e këtyre vendeve në BE.

Shevchenko foli për ndihmën që Ukraina ka nevojë në momentet e tanishme. “Pasi që lufta po vazhdon, kemi nevojë edhe për mbështetje ushtarake”, deklaroi ai.

Shevchenko më tej foli për samitin në Tiranë kushtuar luftës në Ukrainë, duke theksuar  raportet të mira mes Shqipërisë dhe Ukrainës edhe në sferën ushtarake.

Ai foli edhe për raportet mes Kosovës e Ukrainës, duke vlerësuar qëndrimet pozitive të presidentes Osmani në mbështetje të Ukrainës kundër agresionit rus.

“Jemi mirënjohës edhe ndaj presidentes Osmani  që për momentin qëndron krah presidentit ukrainas, Volodimir Zelnskyi, dhe se Ukraina do ta njohë Kosovës pasi të përfundojë lufta mes Ukrainës e Rusisë”, deklaroi Shevchenko.

Aktualisht në Kosovë janë strehuar 13 gazetarë ukrainas dhe dy fëmijë përmes një programi të  inicuar nga AGK, Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medies, e mbështetur financiarisht nga Qeveria e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme