19:42 / 28.02.2024
Gërvalla kujton masakrën e Likoshanit e Qirezit: Drejtësia u mohua
G.K/RTKlive
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një postim në platformën X ka rikujtuar viktimat e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit.
Ajo ka theksuar se mes civilëve të vrarë ishte edhe një grua shtatzënë.
“Më 28 shkurt 1998, forcat serbe vranë civilë në Qirez dhe Likoshan të Kosovës, duke përfshirë Rukije Nebihun, një grua shtatzënë dhe katër djemtë e Bacës Sheremet. Deri më sot, Serbia nuk është përballur me përgjegjësi për këto krime, duke mos çuar drejtësinë në vend”, ka shkruar ministrja Gërvalla.























