Shefi i EULEX-it kërkon zbatim të vendimit për Manastirin e Deçanit
BKT
Foto: Nga profili i G.P Barbano
Lajme

Shefi i EULEX-it kërkon zbatim të vendimit për Manastirin e Deçanit

G.K/RTKlive

Shefi i misionit të Eulex në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka rikthyer në vëmendje çështjen e pronësisë së Manastirit të Deçanit.

Duke folur për vendimin e vitit 2016-të, Barbano ka shkruar në profilin e tij në platformën X, se vënia në pikëpyetje e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve gjyqësore minon pavarësinë e gjyqësorit.

 “Vënia në pikëpyetje e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve gjyqësore minon pavarësinë e gjyqësorit, duke gërryer shtetin e së drejtës. Vendimi i vitit 2016 për tokën e Manastirit të  Deçanit, është i detyrueshëm për të gjithë personat dhe institucionet, pa përjashtim”, ka shkruar shefi i misionit të Eulex në Kosovë.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese në vitin 2016-të kishte vendosur në favor të Manastirit, duke konfirmuar se Manastiri i Deçanit është pronar i 24 hektarëve tokë dhe pyll.


MË SHUME NGA Lajme