Kurti ka udhëtuar për në Dublin të Irlandës
BKT
Lajme

Kurti ka udhëtuar për në Dublin të Irlandës

RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar nga Mbretëria e Bashkuar për në Dublin të Irlandës.

Në kryeqytetin e Irlandës, kryeministri Kurti do të pritet dhe takohet me Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

"Gjatë qëndrimit atje, kryeministri Kurti po ashtu do të zhvillojë edhe disa takime tjera zyrtare dhe do të mbajë takimin e tij të parë me mërgatën e Kosovës në Irlandë", thuhet në këtë njoftim.

Kryeministri Kurti më parë ka vizituar Irlandën Veriore dhe Britaninë e madhe, ku ka patur takime të shumta me lider politik të këtyre vendeve.


MË SHUME NGA Lajme