22:55 / 01.03.2024
Gërvalla takon ministrin britanik për Evropë
Emine Hoti / RTKlive
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka njoftuar se është takuar me ministrin britanik për Evropë, Leo Docherty në kuadër të Forumit Diplomatik.
Gërvalla përmes një postimi në rrjetin social ‘X’ ka njoftuar se ata kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ndryshe, Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë.
Forumi i sivjetmë do t’i zhvillojë punimet prej 1 deri më 3 mars.
























