Kurti bën një përmbledhje të vizitave në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë
A.B/RTKlive
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimet dhe aktivitetet që ka zhvilluar në kuadër të vizitave zyrtare në Mbetërinë e Bashkuar dhe në Irlandë. Këtë vizitë Kurti e ka nisur në Londër dhe e ka përmbyllur në Dublin, ku ka thënë se ishte kënaqësi të rikthehej pas 20 vjetëve.
"Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda ishin destinacionet e radhës të vizitave tona zyrtare. Vizitën që e nisëm në Londër e përmbyllëm në Dublin, ku ishte kënaqësi të kthehem pas 20 vjetëve. Aty fillimisht u mirëpritëm ngrohtësisht nga diaspora jonë në Irlandë, të cilët i falënderoj për mikpritjen dhe bashkëbisedimin. Të nesërmen u mirëpritëm nga Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ministri i shtetit për Çështje Evropiane, Peter Burke, për takime bilaterale që thellojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve tona dhe vizituam Universitetin e Qytetit të Dublinit (DUC) për mundësi të reja të bashkëpunimit", shkroi ai n♪7 'Facebook'.
Postimi plotë i Kurtit:























