Krasniqi i kërkon Lajçakut të luajë rol për t’i hequr masat ndaj Kosovës
BKT
Foto: Memli Krasniqi / Facebook
Lajme

Krasniqi i kërkon Lajçakut të luajë rol për t’i hequr masat ndaj Kosovës

V.Thaçi / RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar në Antalia të Turqisë emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Në këtë takim Krasniqi ka kërkuar nga Lajçak  që të luaj rol ndihmues për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

“Në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, takova edhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Bashkë diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë. Emisarit Lajçak i shpreha shqetësimin për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe kërkova nga ai që të luaj rol ndihmues për heqjen e tyre”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se orientimi euro-atlantik i qytetarëve dhe shtetit tonë është i paalternativë dhe i pakthyeshëm.


MË SHUME NGA Lajme