Ambasadori ukrainas: E dimë për ndihmën e Kosovës, e vlerësojmë atë
BKT
Lajme

Ambasadori ukrainas: E dimë për ndihmën e Kosovës, e vlerësojmë atë

A.B / RTKlive

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka folur edhe për mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Ukraina.

Shkurov u shpreh se Kievi është i njohur me ndihmën e Kosovës për vendin e tyre dhe se çështja e njohjes së pavarësisë është në axhendë.

Megjithatë ai u shpreh se fokusi kryesor i Ukrainës mbetet “dalja nga zjarri i luftës” me Rusinë, ndërsa shtoi se njohja e Kosovës ka karakter politik dhe se duhet të jenë të llogaritura edhe disa elemente të cilat ndoshta nuk duken në vija të përgjithshme.

Diplomati ukrainas theksoi se “nuk ka gjë të pamundur” dhe se sipas tij aktualisht njohja e Kosovës është “çështje kohe”.

“Ne e dimë për ndihmën e Kosovës dhe e vlerësojmë atë. Sigurisht që kjo çështje është në axhendë, siç e ka përmendur Ukraina, sot po mendojmë si të dalim nga zjarri i luftës dhe çështja e Kosovës ka më shumë karakter politik ku duhet të jenë të llogaritura edhe disa elemente të cilat ndoshta nuk duken në vija të përgjithshme", tha ai për News24.


MË SHUME NGA Lajme