19:09 / 02.03.2024
Kosova e përkushtuar të ndërtojë partneritete me shtetet anembanë globit
V.Thaçi / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalisë në Turqi është takuar edhe me ministrin e Jashtëm të Sudanit të Jugut James Pitia Morgan, ku kanë diskutuar për potencialin e forcimit të bashkëpunimit midis vendeve.
Osmani ka thënë se Kosova është e përkushtuar të vazhdojë të ndërtojë partneritete të reja me shtetet anembanë globit.
























