Haradinaj uron Shqipërinë për hapjen e bazës ajrore të NATO-s
BKT
Lajme

Haradinaj uron Shqipërinë për hapjen e bazës ajrore të NATO-s

Sh.Ç/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO, e bënë sigurinë më të plotë në Ballkan. 

Haradinaj ka uruar Shqipërinë me rastin e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. 

"Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, që është hapur sot, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit. Sa më afër NATO-s, jemi më të lirë e më të sigurtë, por anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë Aleancë, sigurinë do ta bënte më të plotë", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se Qeveria Kurti ka dalur nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s.

"E përgëzoj Shqipërinë për rreshtimin e saj të natyrshëm në këtë Aleancë, por nuk mund të mos shpreh indinjatën time të thellë për qeverinë e Albin Kurtit, e cila po e turpëron Kosovën duke dalur nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s", është shprehur Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme