Gjobiten pesë persona në Prizren, Policia parandalon gara shpejtësie
BKT
Lajme

Gjobiten pesë persona në Prizren, Policia parandalon gara shpejtësie

M.P. / RTKlive

Policia ka njoftuar për gjobitjen e pesë personave në Prizren pasi ka parandaluar garat e shpejtësisë.

“Bazuar në informacionin e pranuar per dyshimin për organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, kanë intervenuar dhe kanë hasur pesë automjete të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë”, njofton policia.

Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionin policor të trafikut dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje.

“Organizimi i garave të shpejtësisë është një aktivitet i rrezikshëm dhe i jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do t’i tolerojë dhe do të veprojë kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa herë që të ka informacion për organizime të tilla”, informon policia.


MË SHUME NGA Lajme