Politiko: Rusia përdor agjentin serb për depërtim në institucionet e BE-së
BKT
Në Fokus

Politiko: Rusia përdor agjentin serb për depërtim në institucionet e BE-së

Naser Mekolli /RTKlive

Në tetor 2023, një shtetas serb që punonte me agjencinë ruse të sigurisë u takua me anëtarë të Parlamentit Evropian.

Inteligjenca ruse po përdor një agjent serb për të depërtuar në institucionet e BE-së dhe për të përhapur pika pro-Kremlinit rreth pushtimit të Ukrainës, sipas një njoftimi të inteligjencës perëndimore, të publikuar nga Politico.eu.

Deri në tetor 2023, shtetasi serb Novica Antić – një “agjent aktiv i ndikimit” i cili me vetëdije ka punuar ngushtë me agjencinë ruse të sigurisë, sipas dokumenteve – zhvilloi takime me zyrtarë evropianë në Bruksel dhe në veçanti deputetë të Parlamentit Evropian, raporton Politico.eu.

Sipas këtij mediumi ndër ata deputetë të përgjuar përfshihet ligjvënësja gjermane e të gjelbërve, Viola von Cramon-Taubadel, ligjvënësja italiane e socialistëve dhe demokratëve Alessandra Moretti dhe Vladimír Bilčík, një anëtar sllovak i Grupit konservator të Partisë Popullore Evropiane, sipas një njoftimi për shtyp dhe një fotografie të parë nga Politico.

Moretti, Bilčík dhe Von Cramon-Taubadel nuk iu përgjigjën kërkeses për të komentuar këtë zbulim të Politicos, teksa në aspektin e intelegjencës nuk ka asgjë që sugjeron se ata ishin në dijeni të lidhjeve të FSB-së së Antiçit kur u takuan me të, shkruan tutje Politico.


MË SHUME NGA Në Fokus