Berisha: Qëllimi i klerikëve serbë, nxitja e urrejtjes në Kosovë
M.Miftari/RTKlive
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ndaj vizitës së klerikëve serbë në Studenicë të Istogut, të cilët, sikundër tha ai, për qëllim kishin përhapjen e shumë të pavërtetave dhe nxitjen e urrejtjes në Kosovë.
Berisha, përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se këta “vizitorë të paftuar” janë tipike propaganduese, janë në kundërshtim me faktet historike e shkencore, sepse, ka shtuar ai, Kisha e Studenicë së Istogut ( e njohur ndryshe si Bazilika në Studenicë të Istogut) daton që nga shek. VI pas Krishtit, pra, vë në dukje Berisha, është një kishë ( Balizikë paleokristiane, d.m.th i takon krishtërimit të hershëm), pra është një kishë josllave (joserbe)”.
Deputeti Berisha, tutje, dënon vizitën e disa të ashtuquajturve klerikë serbë në Kishën e Studenicës së Istogut, sepse qëllimi primari tyre siç u pa ishte përhapja e shumë të pavërtetave nga ana e tyre dhe nxitja e urrejtjes në Kosovë.
“Dënojmë ashpër vizitën e disa të ashtuquajturve klerikë serbë në Kishën e Studenicës së Istogut, sepse qëllimi primari tyre siç u pa ishte përhapja e shumë të pavërtetave nga ana e tyre dhe nxitja e urrejtjes në Kosovë. Ato se çka deklaruan nga këta “vizitorë të paftuar” janë tipike propaganduese, janë në kundërshtim me faktet historike e shkencore, sepse Kisha e Studenicë së Istogut ( e njohur ndryshe si Bazilika në Studenicë të Istogut) daton që nga shek. VI pas Krishtit, pra është një kishë ( Balizikë paleokristiane, d.m.th i takon krishtërimit të hershëm), pra është një kishë josllave (joserbe)”.
Më tej, Berisha vuri në dukje se pikërisht në luftën e fundit në Kosovë, nga serbët, midis tyre edhe nga klerikë të tillë masakruar shumë civilë shqiptarë në mënyrën më barbare, midis tyre foshnje, fëmijë, gra, pleq e plaka vetëm e vetëm se ishin shqiptarë.
“Për më tej, kujtojmë këtu luftën e fundit në Kosovë të vitit 1999, ku në fshatrat afër kësaj kishe si në Vrellë, Studenicë, Kaliçan etj., pikërisht nga serbët, midis tyre edhe të ashtuquajtur “klerikë,” janë masakruar shumë civilë shqiptarë në mënyrën më barbare, midis tyre foshnje, fëmijë, gra, pleq e plaka vetëm e vetëm se ishin shqiptarë. Kujtojmë këtu masakrimin dhe hedhjen në pusin e ujit të dhjetëra fëmijëve, grave e pleqve në fshatin Studenicë, masakrimin dhe djegien e shumë civilëve në fshatin Kaliçan dhe vrasjet e masakrimet e shumta të shqiptarëve që kanë ndodhur gjithëkëndej. Dhe, çka është më absurdja, këto vrasje dhe masakrime janë kryer pikërisht nga këta të ashtuquajtur klerikë dhe makineria vrastare e shtetit të Serbisë me në krye S. Millosheviçin”, ka shkruar, mes tjerash deputeti Berisha.























