Cameron: Po investojmë në vendet që kanë nevojë për stabilitet
BKT
Lajme

Cameron: Po investojmë në vendet që kanë nevojë për stabilitet

RTK

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, në një video të shpërndarë në platformën X, e ka përmendur vizitën në Kosovë në fillim të këtij viti.

Përderisa ka folur për punën dhe arritjet e tij, ai ka thënë se ka vizituar Ballkanin dhe se kanë në fokus vendet që nuk janë të qëndrueshme.

Cameron në vizitën në Kosovë ishte takuar me liderët e shtetit të vendit, ku kishte thënë se do ta ndihmojë Kosovën që të ketë sa më shumë njohje, ndërsa e kishte dënuar agresionin në Banjskë, të ndodhur më 24 shtator të vitit të kaluar.

 


MË SHUME NGA Lajme