Osmani kërkon mbështetje për njohje nga shtetet e ASEAN
BKT
Lajme

Osmani kërkon mbështetje për njohje nga shtetet e ASEAN

M.Miftari/RTKlive

Në takim me ambasadorin Rastam, presidentja Osmani, shfaqi besimin se përgjatë mandatit të tij, do të forcohen edhe më tej lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Malajzisë.

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se presidentja Osmani vuri në dukje se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Malajzisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen nga shtetet e organizatës ASEAN.

“Në të njëjtën kohë u diskutua edhe për eksplorimin e mundësive të reja për bashkëpunim me Malajzinë, veçanërisht në sektorë kyç, si: ekonomia, tregtia, arsimi dhe bujqësia, të cilat ofrojnë potencialë të jashtëzakonshëm për përfitim reciprok”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu u diskutua edhe për organizimin e një forumi të përbashkët ekonomik, i cili do të jetë mundësi e mirë për shkëmbim ndërmjet bizneseve të të dy shteteve.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për promovimin e paqes dhe stabilitetit, si brenda ashtu edhe në rajon.


MË SHUME NGA Lajme