Abdixhiku para liderëve evropiane të djathtë, kërkon njohjen nga pesëshja
BKT
Lajme

Abdixhiku para liderëve evropiane të djathtë, kërkon njohjen nga pesëshja

Gentiana Kelmendi/RTKlive

I pari i LDK-së Lumir Abdixhiku gjatë pjesmarrjes në Kongresin e Partive Popullore Evropiane ka deklaruar se e djathta evropiane do të garojë në zgjedhjet e Bashkimit Evropian si favorit.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka njoftuar se gjatë adresimit para delegatëve e liderëve evropiane të djathtë, ka shtruar pikëpamjet e tij, duke përmendur edhe rrezikun e sigurisë së Kosovës që i kanoset nga Serbia. Ai gjithashtu ka kërkuar njohje nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Para delegatëve e liderëve evropiane të djathtë, shtrova pikëpamjet politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbi rrugëtimin tonë origjinal euroatlantik, rreziqet e sigurisë nga Serbia, nevojën e menjëhershme për njohjet e pesëshes; sikurse dhe betejën tonë të përbashkët evropiane kundër popullizmit”.

“E djathta evropiane do të garojë si favorite në zgjedhjet e ardhshme Evropiane. Fitorja e saj është siguri për Republikën e Kosovës, Ballkanin Perëndimor dhe vet projektin e Bashkimit Evropian. LDK-ja mbetet gardiane e demokracisë dhe relacioneve me aleatë. E ardhmja jonë është Evropa. Aty duhet ta ankorojmë vendim tonë, si testament për të shkuarën, si obligim për të ardhmen”, ka thënë Abdixhiku.


MË SHUME NGA Lajme