10:52 / 07.03.2024
PSD-ja kundërshton ligjin e ri të KPK-së
RTK
Për ta kundërshtuar projektligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik.
Në hyrje të Kuvendit, PSD ka vendosur një kukull me fotografinë e kryeministrit Kurti, i veshur me togë të prokurorit, në të cilën shkruhet “Dua të bëhem prokuror”.
Zgjim Hyseni, nga ky subjekt politik tha se qëllimi i Qeverisë Kurti është që ta kontrollojë Ligjin Prokurorial.























