Besnik Boletini dhe Arta Berisha rizgjidhen anëtarë të Bordit të RTK-së
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Në Fokus

Besnik Boletini dhe Arta Berisha rizgjidhen anëtarë të Bordit të RTK-së

Fadil Sertolli/ RTKlive

Kuvendi i Kosovës sot ka zgjedhur anëtarë të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe Arta Berisha.

Boletini mori 54 vota, ndërsa Berisha 51 vota, në seancën e sotme.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se për anëtarin e tretë, në mes Albinot Hamiti që kishte 6 vota dhe Albinot Malokut 5 vota do të votohet për herë të dytë në seancën tjetër pasi që kishte mungesë të kuorumit.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës deputetët dështuan të zgjedhin një anëtar të bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit serb, pasi që 59 fletëvotime ishin të pavleshme, andaj konkursi do të rishpallet. Ndryshe partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK nuk morën pjesë në votim.

Kurse, nga radhët e komunitetit serb, për votim u propozuan dy kandidatë: Oliver Vujovic dhe Nenad Janivercevic.

Ndërkaq, për kandidatët nga radhët e komunitetit serb duhet të përsëritet konkursi, sepse asnjëri nga kandidatët nuk shumicën e nevojshme të votave.

Mandati i anëtarëve të zgjedhur bëhet i ditur pasi të përfundojë votimin edhe për anëtarin e tretë.

 


MË SHUME NGA Në Fokus