Kastrati: Rënie e familjes Jashari rriti frymëzimin për luftë
BKT
Lajme

Kastrati: Rënie e familjes Jashari rriti frymëzimin për luftë

A.Bela/RTKlive

Këtë vit shënohet 26 vjetori i rënies së komandantit legjendar të UCK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.

Ish-komandanti i Zonës Operativa të Llapit, Kadri Kastrati, tha për Info Plus në RTK se rënia e kësaj familje në vitin 1998, bëri që të rritet frymëzimi për t’iu bashkangjitur radhëve të luftës.

“UÇK-ja filloi të formohet nga poshtë, pra nga populli. Ishte e nevojshme që të kishim organizim ndaj armikut, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte mbrapa popullin”, tha ai.

Kastrati ka folur për punët që janë bërë të fillim të luftës, duke përmendur se shumica e atyre që iu kanë bashkangjitur luftës kanë qenë pa përvojë të luftës.

Ish-komandanti i Zonës Operativa të Llapit, Kadri Kastrati, foli edhe për trajnimet që janë bërë për ushtarët e UÇK-së.


MË SHUME NGA Lajme