Në prill seancat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Shalës
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Gjykata Speciale

Në prill seancat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Shalës

A.Bela/ RTKlive

Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor të DhSK-së tregoi për zhvillimet gjatë kësaj jave në çështjet të cilat po i trajton kjo gjykatë, ku njoftoi se seancat gjyqësore për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Pjetër Shalës janë caktuar me 15 prill dhe 19 prill 2024.

“Në gjykimin Pjetër Shala, sikurse është njoftuar më parë, seancat gjyqësore për deklaratat përmbyllëse janë caktuar për 15-19 prill 2024”, tha Doyle.

Ndryshe ndaj Shalës janë ngritur katër akuza për krime lufte (ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme). Krimet e pretenduara u kryen afërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, Shqipëri, që pretendohet se përdorej nga UÇK-ja. Janë tetë viktima që marrin pjesë në proces.

Doyle, tha se gjatë gjykimit, 22 dëshmitarë dëshmuan në sallën e gjyqit: 10 të thirrur nga Prokuroria, 2 të thirrur nga Mbrojtësi i Viktimave dhe 10 të thirrur nga Mbrojtja.

“Më 9 shkurt, Trupi Gjykues mbylli procedurën e paraqitjes së provave në gjykim dhe urdhëroi palët të dorëzonin dosjet gjyqësore përfundimtare të tyre, së bashku me deklaratën në lidhje me pasojat e veprave penale të pretenduara mbi viktimat pjesëmarrëse në proces, deri më 25 mars”, tha ai.

 


MË SHUME NGA Gjykata Speciale