22:32 / 07.03.2024
Zhegrova ndihmon Lille për të fituar ndaj Sturm Graz
Uran Krasniqi / RTKLive
Edon Zhegrova ka kontribuar me gol për Lille të enjten në Conference League.
Skuadra franceze i ka dhënë fund serisë së pamposhtur prej shtatë ndeshjesh të Sturm Graz kur e ka deklasuar 0-4 në fazën e 1/16.
Futbollisti kosovar ka realizuar gol në minutën e shtatëdhjetë e një pas një asistimi nga Gomes.
Dy golat e tjerë për Lille janë shënuar nga David (28', 51').























