Tahiri: Demokracia në rrezik nga sulmi brutal i qeverisë
BKT
Lajme

Tahiri: Demokracia në rrezik nga sulmi brutal i qeverisë

Fadil Sertolli / RTKlive

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se miratimi nga ana e qeverisë e Ligjit për Zyrtarët Publik pa asnjë konsultim publik, e rrezikon demokracinë dhe është kapje politike e administratës.

Ai tha se ky Ligj  është miratuar pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së.

“Sot, Qeveria e Kosovës e ka në miratim Ligjin për Zyrtarët Publik në mbledhjen elektronike. Ky Ligj u miratua pa asnjë ditë të konsultimit publik, pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së. Sot, me këtë ligj po kapet politikisht administrata e shtetit”, ka thënë Tahiri.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka përmendur 10 pika të cilat sipas tij janë vetëm disa nga problemet fundamentale të Ligjit për Zyrtarët Publik.


MË SHUME NGA Lajme