13:42 / 08.03.2024
Gërvalla kërkon angazhim për një botë ku zëri i gruas dëgjohet e vlerësohet
N.M. /RTKlive
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, u ka uruar 8 Marsin grave, duke kërkuar angazhim për një botë ku zëri dhe vlera e çdo gruaje dëgjohet dhe vlerësohet.
Gërvalla, në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjitha gratë në të gjithë botën, duke përfshirë gratë e guximshme dhe frymëzuese.
“Urime 8 Marsi për të gjitha gratë e mrekullueshme në të gjithë botën, duke përfshirë gratë e guximshme dhe frymëzuese të! Sot, ne festojmë forcën, rezistencën dhe arritjet tuaja. Le të angazhohemi për një botë ku zëri dhe vlera e çdo gruaje dëgjohet dhe vlerësohet”, ka shkruar Gërvalla.























