Osmani merr shembull punonjësen e Presidencës: Është frymëzim për ne
BKT
Lajme

Osmani merr shembull punonjësen e Presidencës: Është frymëzim për ne

M.Pasoma / RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën e Gruas ka bërë një postim për një nga punonjëset që ka punuar më së gjati në Presidencën e Kosovës.

“Sebi është një nga koleget tona më jetëgjatë, puna e të cilës filloi me Presidentin Rugova”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se përkushtimi i saj ka vendosur standard, teksa ka mishëruar integritetin në punën e saj.

“Në këtë Ditë të Gruas, e falënderova që ishte një frymëzim për të gjithë ne dhe për gëzimin që ajo sjell në zyrën tonë çdo ditë”, ka shkruar ajo në X.


MË SHUME NGA Lajme