Ahmeti takon kryetarin e Asamblesë së Tajlandës, e fton në Kosovë
BKT
Lajme

Ahmeti takon kryetarin e Asamblesë së Tajlandës, e fton në Kosovë

M.Pasoma / RTKlive

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti takoi kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Mbretërisë së Tajlandës, Wanmuhamadnoor Matha.

Sipas njoftimit të MPJD-së, temë diskutimi kanë qenë kryesisht diplomacia parlamentare dhe bashkëpunimi në këtë drejtim në platforma ndërkombëtare.

 “Ndër tjerash, u bisedua lidhur me bashkëpunimin parlamentar dhe shkëmbimet mes grupeve të miqësisë. Me këtë rast zëvendësministri Ahmeti, përcolli ftesën për kryetarin e Asamblesë për vizitë në Kosovë së bashku me Grupin e Miqësisë”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas këtij njoftimi thuhet se Matha theksoi se Mbretëria e Tajlandës do të vazhdojë mbështetjen për Republikën e Kosovës në të gjitha fushat.


MË SHUME NGA Lajme