Davenport: E mirëpres vendimin e KQZ-së, votimi duhet të jetë i drejtë
BKT
Lajme

Davenport: E mirëpres vendimin e KQZ-së, votimi duhet të jetë i drejtë

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport e ka përshëndetur vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të caktuar një votim për shkarkimin e kryetarëve të komunave në katër komuna në veri të vendit.

“Verifikimi i nënshkrimeve të votuesve të cilët për tërheqjen e kryetarëve në katër komuna veriore është veprim i mirëseardhur i KQZ-së, sikur edhe vendimi për caktimin e zgjedhjeve”, ka shkruar Davenport në platformën X.

 “ Tani është e rëndësishme që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente”, theksoi tutje ai.


MË SHUME NGA Lajme