Konjufca uron besimtarët për Ramazan, me mesazhin për paqe e solidaritet
BKT
Lajme

Konjufca uron besimtarët për Ramazan, me mesazhin për paqe e solidaritet

M.Sh/RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, duke uruar që solidariteti ndaj njerëzve dhe paqja të mbizotërojë.

Duke bartur frymën e sakrificës dhe solidaritetit ndaj tjetrit në nevojë, muaji i Ramazanit siç thotë Konjufca, sjell sprovën përballë së cilës disiplina dhe virtyti çojnë drejt realizimit shpirtëror.

“Si muaj i sakrificës dhe përkushtimit, ai sjell mesazhin për atë që është më e lartë se ne, dhe se përlartësimi vjen nga një përulësi e thellë e shpirtit ndaj Zotit që tejkalon shtrëngesat e rrethanës. Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët!”, shkruan në urimin e kryekuvendarit Konjufca. 


MË SHUME NGA Lajme