Haziri thotë se Serbia është strehë e terroristëve
BKT
Lajme

Haziri thotë se Serbia është strehë e terroristëve

M.Sh/RTKlive

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se takimi mes kriminelit Milan Radojiçiq dhe ish ambasadorit të Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, nuk është befasi për të.

Ai tha se Serbia nuk është vetëm burim i destabilizimit dhe financuese e terrorizmit, por edhe  strehuese e tij. Haziri deklaroi se nuk është befasi takimi i ish-ambasadorit të Serbisë në ShBA,  Gjuriq me kriminelin Radojiçiq.

Nga Gjilani, ai kritikoi dhe Qeverinë e Kosovës, duke thënë se  dëmi i është shkaktuar vendit nga  vendosja e masave të BE-së, kalon 400 milionë euro.


MË SHUME NGA Lajme