Regjimenti i këmbësorisë së FSK-së me ushtrime fushore
BKT
Foto/ FSK Facebook
Lajme

Regjimenti i këmbësorisë së FSK-së me ushtrime fushore

M.Pasoma / RTKlive

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se regjimenti i këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor “Fortuna 11”.

Sipas njoftimit, ushtrimi është mbajtur për përgatitje taktike dhe fizike për fazat e tjera të ngritjes profesionale.

“Ushtrimi është realizuar në kuadër të planit vjetor të trajnimeve ku ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake në mënyrë që të përgatis, trajnoj personelin në Nivelin T2, këmbësori e lehtë, detyrat kolektive të ushtarit në nivel skuadre në veprimet individuale dhe kolektive në operacionet luftarake”, thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Lajme