Teatri Kombëtar gati për premierën e shfaqjes ‘Kamarja e turpit’
BKT
Kulturë

Teatri Kombëtar gati për premierën e shfaqjes ‘Kamarja e turpit’

M.P / RTKlive

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se më 19 mars do të jepet premiera e shfaqjes “Kamarja e turpit”.

Me regji të Kushtrim Koliqit, teksti bazohet në veprën e Ismail Kadares, teksa vjen me dramatizim të Doruntina Bashës.

“Për ta ruajtur pushtetin, Perandoria Osmane do të bëjë çmos që ta zë kokën e kryerebelit, Ali Pashë Tepelenës, i cili, i ngujuar në kalanë e vet, shpreson se shqiptarët do t'i shkojnë pas, siç i shkuan Skënderbeut dikur”, njofton TKK për temën e shfaqjes.

Trupa artistike kishte nisur vitin me provat e kësaj shfaqje.


MË SHUME NGA Kulturë