Imeraj:Të mos zbatohet vendimi i Kushtetueses për pronat e Manastirit|Video
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Imeraj:Të mos zbatohet vendimi i Kushtetueses për pronat e Manastirit|Video

Kimete Kasumi/ RTKlive

Historiani Shkodran Imeraj, kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” Dega në Deçan, në një konferencë për medie mbajtur sot, i ka bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës të mos e zbatojë vendimin e Kushtetueses për pronat në Manastirin e Deçanit.

Sipas tij, zbatimi eventual i tij do të shndërrohej në normë juridike, respektivisht në ligj dhe, si i tillë, do të ishte precedent i rrezikshëm dhe i pariparueshëm për Kosovën.

“Ritheksojmë se këto prona asnjëherë më parë nuk kanë qenë prona të Manastirit të Deçanit, as në vitin 1946, siç pretendojnë drejtuesit e Manastirit të Deçanit, nuk janë marrë nga pronësia e Manastirit”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme