Szunyog e Hennessey biseduan për sundimin e ligjit në Kosovë
BKT
Lajme

Szunyog e Hennessey biseduan për sundimin e ligjit në Kosovë

Muharrem Miftari/RTKlive

Ambasadori Tomáš  Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, priti sot Mary Ann Hennessey-n, shefe e re e KE-së në Prishtinë, të cilës i uroi për rolin e saj të ri.

Ai, përmes rrjetit social ‘X’, bëri të ditur se me Hennessey-n ka biseduar lidhur me avancimin e bashkëpunimit në sundimin e ligjit, të drejtave të njeriut, etj.

“Ne diskutuam mënyrat për të avancuar bashkëpunimin tonë në fushat e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe komuniteteve jo-shumicë, përfshirë edhe projekte të financuara nga BE”, ka shkruar Szunyog.


MË SHUME NGA Lajme