Liderët politikë përkujtojnë demonstratat e vitit 1981|Video
BKT
Lajme

Liderët politikë përkujtojnë demonstratat e vitit 1981|Video

RTK

Sot janë mbushur 43 vjet nga demonstratat e studentëve të vitit 1981. Kjo ngjarje cilësohet si një nga goditjet e mëdha që rinia kosovare ia dha pushtetit jugosllav.

Presidentja Vjosa Osmani, duke kujtuar tha se "Pranvera 81` është pikë kthese në historinë e Kosovës, përpjekje e guximshme kundër shtypjes dhe pohim i fuqishëm i të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe Republikë.

Duke kujtuar këtë ngjarje, kryeministri Albin Kuri, deklaroi se kjo datë, është në kujtim të të gjithë të vrarëve nga policia gjatë dhe pas demonstratave, si dhe në shenjë mirënjohjeje për përpjekjet e atij brezi për lirinë e Kosovës.

Derisa përkujtoi këtë ngjarje, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se të gjithë përkulen para guximit dhe vizionit të atyre studentëve, profesorëve e qytetarëve, të cilët qëndruan të papërkulur më 11 mars të vitit 1981.

Ndërkohë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se demonstratat e 11 marsit 81, dridhen themelet e regjimit të atëhershëm dhe rinia heroike e frymëzuar nga ideali i atyre protestave, shkëlqente edhe në istikamet e luftës çlirimtare.


MË SHUME NGA Lajme