Kurti: Vrasja e Gjingjiqit, çmimi për qëndrim pro-perëndimor
BKT
Lajme

Kurti: Vrasja e Gjingjiqit, çmimi për qëndrim pro-perëndimor

M.P. / RTKlive

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në përvjetorin e 21-të të vrasjes së ish kryeministri serb, Zoran Gjingjiq tha se ai e pagoi qëndrimin e tij pro-perëndimor dhe pro-reformës.

“Në këtë ditë, 21 vjet më parë, u vra Zoran Gjingjiq. Ky është çmimi që ai pagoi për një qëndrim pro-perëndimor dhe pro-reformës, i cili përfshinte shkuarjen e Millosheviçit në Hagë. Kërcënimet për jetët e atyre që sfidojnë pushtetin autoritar vazhdojnë ende”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Ndryshe Gjingjiq ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, e cila udhëhoqi një revoltë kundër regjimit të Slobodan Millosheviqit në tetor të vitit 2000.

Ai u bë kryeministër në vitin 2001 dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në arrestimin dhe ekstradimin e Millosheviqit në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë në Hagë për t’u përballur me akuzat për krime lufte. Ai u vra më 12 mars 2003, jashtë ndërtesës së Qeverisë në Beograd.

Milorad Ulemek, i njohur si ‘Legija’, ish-komandant i Njësisë së Operacioneve Speciale të Ministrisë së Brendshme, u shpall fajtor për organizimin e grupit që komplotuan vrasjen e Gjingjiqit.


MË SHUME NGA Lajme