Hoti: Qeveria e detyroi BQK-në të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore
BKT
Lajme

Hoti: Qeveria e detyroi BQK-në të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nesër guvernatori i BQK-së do të raportojë në Komisionin Parlamentar për Buxhet për takimin në Bruksel për rregulloren e valutave të huaja në Kosovë.

“Me kërkesë të opozitës, nesër në orën 12:00, në Komisionin Parlamentar për Buxhet raporton Guvernatori i BQK-së lidhur pjesëmarrjen e tij të pakuptimtë dhe pa asnjë autorizim ligjor në dialog në Bruksel për rregulloren për përdorimin e valutave të huaja në Kosovë”, ka shkruar Hoti.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se qeveria e detyroi BQK-në të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore.

“Edhe pse BQK-ja është institucion i pavarur kushtetues, Qeveria e detyroi atë të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore. Shqetësues mbetet fakti se Qeveria dhe BQK-ja nuk pranuan kërkesat e aleatit kryesor të Kosovës për shtyrje të zbatimit të rregullores. Por pranuan të ulen në tavolinë me palën serbe me kërkesë të ndërmjetësit”, ka shkruar Avdullah Hoti.

 


MË SHUME NGA Lajme