Hovenier: Vlerësojmë vendimin për të ecur përpara me pronat e Manastirit
BKT
Lajme

Hovenier: Vlerësojmë vendimin për të ecur përpara me pronat e Manastirit

B. Halimi | RTKlive

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dhënien e pronave për Manastirin e Deçanit.

“Vlerësojmë vendimin për të ecur përpara me pronat e Manastirit të Deçanit, duke demonstruar përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Siç tha sot në mëngjes zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe falënderojmë liderët kosovarë për përpjekjet e tyre për ta çuar këtë  çështje përpara”, ka shkruar Hovenier në platformën X.

Kryeministri Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë, njoftoi se i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat rreth Manastirit të Deçanit.

Kryeministri tha se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.


MË SHUME NGA Lajme