19:05 / 13.03.2024
Escobar fillon takimin me krerët e opozitës
Edona Podvorica/ RTK
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka filluar takimin e përbashkët me liderët e partive opozitare të Kosovës.
Diplomati amerikan takimin me ta po e zhvillon në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
























