Mustafa: Qeveria veproi mirë që pranoi kalimin e tokës te Manastiri
BKT
Lajme

Mustafa: Qeveria veproi mirë që pranoi kalimin e tokës te Manastiri

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Analisti Artan Mustafa ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka vepruar mirë që ka pranuar që 24 hektarët e tokës t’i kalojnë Manastirit të Deçanit.

Duke folur për deklaratat e ambasadorit gjerman, analisti Mustafa tha se është kuptuar se kalimi i 24 hektarëve të tokës te Manastirit të Deçanit, është një kërkesë urgjente në raport me shanset e Kosovës për integrim në Këshillin e Evropës.

“Së pari perëndimi i ka në dorë kartat kryesore të Kosovës për integrim në organizatat e rëndësishme si Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara e NATO, këto varen direkt prej perëndimit. Një element tjetër është se Kosova del prej shtetndërtimit ndërkombëtar, kjo është faza e fundit se disa shumë të mira për Kosovën kanë ardhë në 99-tën, 2008-tën, dhe ka edhe dimensione tjera. Këto marrëveshje që po krijohen janë krijuar edhe në terren”, tha mes tjerash Mustafa në RTK Prime.

Duke folur për Asociacionin e komunave serbe, Mustafa tha se marrëveshja është përtej asaj që ka qenë në 2015-tën. Sipas tij në literaturë nuk ka ndonjë rajon autonom që sistemin e mbrojtjes sociale të integruar në shtetin tjetër.

“Unë në literaturë të politikës sociale nuk kamë parë askund që sistemi i mbrojtjes sociale të një rajoni autonom është i integruar në një shtet tjetër. Kjo duhet të trajtohet dhe duhet flitet hapur me diplomatët. Si e tillë ajo rrezikon shumë aspekte të nënshtetësisë në Kosovë. P.sh punëtori që shërben në sistemin e shëndetësisë apo arsimor, punëtor i cilit sistem është etj etj, d.m.th kjo temë ka mbetur e pa trajtuar fatkeqësisht”, tha Mustafa.


MË SHUME NGA Lajme